back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeMësimdhënësja Berisha ndërron vendin e saj të punës me pastruese

Mësimdhënësja Berisha ndërron vendin e saj të punës me pastruese

Të ngjajshme

- Advertisement -

Mësimdhënësja Shqipe Berisha, ka shprehur vullnetin që ta ndërroi vendin e saj të punës me pastruese në KEK, vend i punës ky ku paga mujore arrin në 800 euro, njofton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Berisha ka numëruar edhe disa vende tjera të punës me të cilat do të kishte mundur ta ndërronte punën e saj. Siç ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, punët tjera paguhen më shumë sesa puna në arsim. Si p.sh. sigurim në Postën dhe Telekomin e Kosovës (700 euro) paga mujore.

Po ashtu, ajo ka shkruar se shoferi i ministrit, zëvendës ministrit paguhet (800 euro). Këshilltari i Ministrit (1300 euro). Ndihmës infermieri (550) dhe Asistenti i Ministrit, zëvendës ministri (650 euro). Sipas Berishës, për të gjitha punët e lartë cekura nevojitet vetëm arsimi i mesëm./Gazeta Blic./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz