BallinaLajmeKomuna për veteranët pasul me mish, ndërsa për vete salmon e verë

Komuna për veteranët pasul me mish, ndërsa për vete salmon e verë

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Komuna e Ferizajt më 16 korrik të vitit të kaluar u kishte shtruar drekë 200 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

16 korriku në Ferizaj njihet edhe si dita e veteranëve.

Për drekë, veteranët pjesëmarrës e kishin pasur menunë e “varfër”.

Përderisa në takime të llojeve tjera, zyrtarët e Komunës vizitonin restorante me menuja të pasura për nga llojet e ushqimit, veterënt e UCK-së, ata kishin vendosur t’i nderonin me një drekë në njërën nga gjelltoret e Ferizajit.

Krejt cfarë kishin ngrënë, veteranët e pranishëm kishte qenë pasul me mish dhe sallatë, shkruan kallxo.com

Dreka për 200 veteranë, Komunës së Ferizajt që drejtohet prej Agim Aliu të PDK-së, kushtoi 400 euro.

Një pasul me mish, plus sallata për person, i kishte kushtuar Komunës së Ferizaj 2 euro në total.

Mirëpo, në faturat e tjera zyrtarët e Komunës së Ferizajt nuk ka hezituar që në drekat e tjera të hanë mish peshku salmon, biftek, ramstek, të pijnë shishe të verës e pije të ndryshme alkoolike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz