BallinaLajmeLushtaku në Hagë, PDK në Skenderaj merr këtë vendim

Lushtaku në Hagë, PDK në Skenderaj merr këtë vendim

Të ngjajshme

Policia jep detaje për rastin tragjik në Majac: Burri u gjet i vdekur në veturë

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione lidhur...

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Një burrë derisa po punonte në fshatin Selishtë të...

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Skenderaj, ka marrë vendim për shtyrjen e aktiviteteve zgjedhore të degës si pasojë e mungesës së kryetarit të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i cili gjatë vikendit udhëtoi për në Hagë

Lushtaku, i cili do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjatë ditëve në vijim, konsiderohet shumë i rëndësishëm në degën e PDK-së në Skenderaj.

Përmes një njoftimi për media, dega e PDK-së në Skenderaj ka thënë se pa Lushtakun nuk mund të mbahen aktivitetet zgjedhore të partisë.

“Dega e PDK-së në Skenderaj njofton strukturat organizative, anëtarët dhe simaptizantët, se për shkak të intervistimit të Kryetarit të Degës së PDK-së z. Sami Lushtaku nga Gjykata Speciale do të shtyhen aktivitetet zgjedhore të degës”, ka thënë PDK në Skenderaj.

PDK ka njoftuar se aktivitetet zgjedhore do të mbahen pas kthimit të Lushtakut nga Haga.

“Vazhdimi i mbajtjes së kuvendeve të nëndegëve do të bëhet pasi z. Lushtaku të kthehet nga intervistimi. Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët do të njoftohen me kohë për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor”, thuhet në kumtesën e PDK-së.
Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por ende nuk dihet nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz