back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLekaj: Autostrada e Dukagjinit, projekti më gjigand dhe më atraktiv që po...

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit, projekti më gjigand dhe më atraktiv që po bëhet

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Gjakovës, të martën morën pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës, për autostradën e Dukagjinit.

Ministri Lekaj i siguroi banorët e kësaj komune se ky projekt do të realizohet konform interesit të tyre dhe se çdo shqetësim, sugjerim apo vërejtje e tyre në këtë debat do të merret parasysh, do të analizohet dhe nëse është kompatibil me projektin do të inkorporohet në të.

Ai tha se ky projekt është më gjigandi dhe më atraktivi që po realizohet nga Qeveria Haradinaj dhe se ky projekt do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje. Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra.

Lekaj i siguroi gjakovarët se projekti i autostradës së Dukagjinit do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta, duke i respektuar të gjitha parametrat e autostradave më moderne të Evropës.

Pas prezantimit të projektit nga kompania projektuese qytetarët e Gjakovës falënderuan ministrin Lekaj dhe Qeverinë e Kosovës, për këtë projekt madhor për Dukagjinin dhe dhanë komentet e tyre lidhur me të, duke kërkuar që autostrada të bëhet sa më afër qytetit të Gjakovës që t’u mundësojë atyre qasje më të lehtë në të.

Gjatë muajit janar ministri i MIT, Pal Lekaj, do të merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarë për autostradën e Dukagjinit, në komunat nga do të kalojë ky projekt. Komunat ku do të mbahen dëgjime publike për autostradën e Dukagjinit janë: Rahoveci, Juniku, Deçani, Peja, Istogu dhe Prizreni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz