BallinaKulturëDemaku: Vetëm shpirti im e di sa kam vuajtur ta mësoj dhe...

Demaku: Vetëm shpirti im e di sa kam vuajtur ta mësoj dhe bind Ibrahim Rugovën |Video

Të ngjajshme

OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, saktësisht veteranët...

LDK po mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka...

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së...

Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala që transmetohet në RTV Dukagjini, ka rrëfyer disa biseda që kishte pasur me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.

Demaku ka thënë se tregimi i këtyre bisedave nuk i bën nder atij, por Rugova nuk e akceptonte përsëritjen.

“Ibrahim Rugovën e kam pas shokë, kemi qenë bashkë në studime, bashkë në gazetë për tri vite. Por, shpirti im e di sa takime i kam pasur me të në vitet e ’90, për t’i shtirë në kokën e tij  këto këshilla”.

“…Njeri më të moderuar se Rugova nuk ka pasur, njeri më pranues se ai nuk ka pasur, por nuk e akceptonte përsëritjen. O Ibro në politikë ka shumë rëndësi se çfarë thua”, thotë shkrimtari, përcjell Telegrafi.

Publicisti thotë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.

“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”,  dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, thotë ndër të tjera Daut Demaku./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz