BallinaLajmeThaçi: Janari është muaji i sakrificës

Thaçi: Janari është muaji i sakrificës

Të ngjajshme

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar të rënët në muajin janar, duke thënë se ata e shndërruan janarin në një muaj të sakrificës.

Thaçi ka thënë se në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982, shkruan GazetaBlic.

I pari i vendit ka kujtuar më tej edhe Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën.

Shkrimi i plotë i Thaçit në rrjetin social facebook.

Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit! HTH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz