BallinaLajmePlaçkitje me armë zjarri në këtë qytet, policia jep detajet

Plaçkitje me armë zjarri në këtë qytet, policia jep detajet

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Sot rreth orës 18:35 një person nën kërcënimin e armës ka plaçkitur një pikë të kompanisë IPKO në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Në këtë pikë ka qenë duke punuar një punëtore e cila ka bërë të ditur se asaj i janë plaçkitur nga i dyshuari rreth 95 euro.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Sot rreth orës 18:35 në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë ka ndodhur një rast grabitje në një lokal të kompanisë IPKO”.

“Një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur, sipas punëtores, një shumë prej 95 euro”.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’a zbardhur rastin”.

“Rasti është cilësuar si grabitje. Ndërsa deri më tani Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar. I dyshimti është larguar në drejtim të panjohur”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz