BallinaLajme112 milionë eurove nuk u dihet destinacioni, hynë në tre muaj nëpërmjet...

112 milionë eurove nuk u dihet destinacioni, hynë në tre muaj nëpërmjet bankave

Të ngjajshme

Mimoza Ahmeti, konkurrentja e preferuar e publikut në “Ferma VIP”

Poetja Mimoza Ahmeti është zgjedhur konkurrentja e preferuara e...

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

112 milionë euro kanë hyrë në Korrik-Shtatorin e 2018-s në Shqipëri përmes kanaleve bankare, por që nuk u dihet destinacioni, transmeton Klan Kosova.

Në publikimin e bilancit të pagesave nga Banka e Shqipërisë, zëri “gabime dhe harresa”, pra i parave për të cilat Banka ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, ka qenë në shumën 112 milionë euro në flukset hyrëse për periudhën e verës.

Ndërkohë mos rakordimet e bilancit të pagesave për dy tremujoret e parë të vitit që shkoi ishin rreth 180 milionë euro në total, por kësaj radhe fluksi i parave ka qenë në drejtimin e kundërt.

Paratë kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të shteteve të tjera.

Vetë llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 146.4 milionë euro në tremujorin e tretë, duke u zgjeruar me rreth 2.6% në nivel vjetor.

Sipas Bankës së Shqipërisë përcaktues kryesor në këtë dinamikë ka qenë zgjerimi i të ardhurave parësore dalëse të lidhura me investimet direkte.
Tregues ky që kompanitë e huaja që kanë zhvilluar sipërmarrje në Shqipëri kanë rritur fitimet, shkruan Top Channel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz