back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeThaçi, lojtari kyç i dialogut

Thaçi, lojtari kyç i dialogut

Të ngjajshme

Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e dytë të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Edhe pas votimit të ekipit negociator për dialogun beteja përfundimtare në procesin e negociatave Kosovë – Serbi pritet të zhvillohet mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ekipi negociator vlerësohet se nuk do të ketë ndonjë rol vendimmarrës në këtë proces, përpos rolit teknik dhe atij plotësues, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deputetët e koalicionit qeverisës dhe ata të PSD-së tashmë kanë miratuar rezolutën dhe ekipin negociator për dialogun me Serbinë, por megjithëkëtë presidenti Hashim Thaçi do të vazhdojë të mbetet kryepersonazhi i negociatave Kosovë – Serbi. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se ekipi negociator do t’i shërbejë presidentit si një sekretariat deri në arritjen e marrëveshjes finale.

Pavarësisht kësaj, delegacioni në fjalë pas tri ditësh (8 janar) do të qëndrojë në Bruksel, ku do të zhvillojë një takim njoftues dhe konsultativ me zyrtarët e lartë të BE-së, të cilët ndërmjetësojnë procesin e dialogut. Meqë presidenti dhe ekipi aktualisht kanë qëndrime të kundërta sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, anëtarë të delegacionit i kanë thënë gazetës se do të punojnë që t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre.

Porse janë zotuar se në asnjë rrethanë nuk do të dalin jashtë Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Megjithëkëtë, përfaqësuesit e partive opozitare që nuk janë pjesë e ekipit, LDK-ja e LVV-ja, po vazhdojnë të mbeten të bindura se as presidenti Thaçi, as ekipi negociator nuk kanë legjitimitet që ta përfaqësojnë Kosovën në bisedimet me Serbinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz