back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeAlarmante, mbi 40 mijë kosovarë po presin viza pune nga Gjermania

Alarmante, mbi 40 mijë kosovarë po presin viza pune nga Gjermania

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Numri i kosovarëve që po presin viza pune nga shteti i Gjermanisë është vërtetë alarmant.

Burime të Indeksonline mësojnë se mbi 40 mijë kosovarë janë në pritje të përgjigjes nga ambasada e Gjermanisë për tu pajisur me vizë pune dhe më pas për të ikur nga Kosova.

Ky numër është vetëm i personave që kanë siguruar kontrata pune nga shteti gjerman.

Aktualisht në Ambasadën e Gjermanisë radha për përgjigje të vizës iu ka ardhur personave që kanë aplikuar në gusht të vitit 2017.

Se largimi i fuqisë punëtore nga Kosova mund të kap shifra shqetësuese, tregon edhe fakti që vetëm në dy vitet e fundit, mijëra persona kanë marrë përgjigje të vizave të punës duke braktisur vendin.

Burime të Indeksonline mësojnë se shumica e përgjigjeve janë pozitive nga Ambasada e Gjermanisë, për personat që kanë kontrata pune nga kompani serioze në shtetin e fuqishëm evropian

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz