back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeMinistria e Punëve të Brendshme tregon pse po ndodhin kolonat në Merdare

Ministria e Punëve të Brendshme tregon pse po ndodhin kolonat në Merdare

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Pritje jashtë normales nëpërë kufi po përjetojnë mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet.

Zakonisht, pritjet po shkaktohen në dalje të territorit të vendit, për shkak të kontrolleve të shtuara të palës serbe. 

Pika më problematike kufitare po del të jetë ajo e Merdares. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar pritjet në këtë pikë kufitare arrijnë deri në gati 8 orë.

Lajmi.net lidhur me këtë problematikë ka kontkatuar me ministrin e Punëve të Brendshme. 

Zëvendësministri  Isa Xhemajlaj, tregon tri arsyet pse po ndodhin këto pritje të gjata në Merdare.

Ai  tha se qytetarët ia kanë mësyrë më shumti pikës kufitare të Merdares, dhe se kjo ka krijuar edhe kaos aty.

“Qytetarët më së shumti po e përdorin pikën kufitare të Merdares. Ne i kemi në funksion edhe pikat tjera, shembull ajo e dheut të bardhë”, ka thënë ai.
Xhemajlaj thotë se edhe kontrollat e shtuara nga pala serbe po  e shkaktojnë një pritje të tillë jashtë normales.

“Arsye tjetër janë edhe kontrollet e shtuara të palës serbe kufi, dhe zakonisht pritjet janë në dalje të territorit të vendit. Po ashtu, arsye tjetër mund të jetë edhe fakti se shumica e mërgimtarëve fillojnë punën të hënën dhe se gjatë kësaj jave synimi i tyre është të jenë në destinacion. Fluks pritet të ketë edhe gjatë ditës së nesërme”, ka thënë ai.

E përveq në Merdare, pritje tre orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Mirëpo, përveq në kufirin Kosovë-Serbi, me pritje qytetarët po përbellen edhe ne kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Një lexues ka dërguar fotografi në redaksinë tonë nga kufiri Serbi-Hungari, ku shihet se janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 300 metra.

Theksojmë se një dukuri e tillë është e pranishme edhe gjatë sezonës së verës, ku mërgimtarët zgjedhin Kosovën si destinacion për të kaluar pushimet verore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz