back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaUncategorizedSBASHK, Qeverisë: Nëse doni qetësi në Arsim, shfrytëzoni ditët deri më 14...

SBASHK, Qeverisë: Nëse doni qetësi në Arsim, shfrytëzoni ditët deri më 14 janar

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Pavarësisht paralajmërimeve të sindikatës se arsimit se nëse nuk rritet koeficenti për mësimdhënësit në projektligjin për pagat, që nga 14 janari do të hynë në grevë të përgjithshme, askush nga institucionet e vendit nuk ka kontaktuar me ta.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili tha se kjo neglizhencë ka mundësi të ketë ndodhur për shkak të festave të fundvitit.

Megjithatë ai tha se kjo sindikatë pret që nga java e ardhshme të kenë takime intensive, pasi edhe një ditë më parë ai u ka nisur letër kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyçit.

”Kam dërguar dje letër tek kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri Shyqiri Bytyqi për tu takuar, por ende nuk kam marr përgjigjie nga askush”, u shpreh ai, njofton Klan Kosova.

Kryetari i SBASHK-ut për klankosova.tv tha më tej se nëse nuk ndërmerr Qeveria vendime të reja në lidhje me këtë problem që mësimdhënësit kanë kërkuar ta zgjidhin, mësim nuk do të zhvillohet ashtu siç është paralajmëruar që greva të nis më 14 janar.

”Nëse duan qetësi në arsim le t’i  shfrytëzojnë ditët e mbetura deri më 14 janar, në të kundërtën do të ketë grevë të përgjithshme” tha Jashari, njofton Klan Kosova.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë paralajmërim të sindikatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz