back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeTë mbijetuarit e aksidentit tragjik të së shtunës dërgohen në Turqi për...

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të së shtunës dërgohen në Turqi për shërim

Të ngjajshme

LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi në pritje të hetimeve…

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit,...

Eksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë

Në një lidhje direkte për emisionin Balkan Talks, eksperti...

Prekëse, Selvija merr tjetër vendim pas vdekjes së Shpat Kasapit (Foto)

Disa ditë më parë, pas një sulmi kardiak, këngëtari...

Dy personat të cilët kanë shpëtuar në aksidentin e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, po trajtohen në QKUK, përkatësisht në Klinikën Intensive.

Familjarët prapa kamerave, kanë treguar për Kohavisionin, se gjendja e tyre është e rëndë dhe në çdo moment po presin që t’i largojnë nga Kosova, raporton KTV.

Familjarët kanë thënë se trajtimi i tyre atje është mundësuar nga banka TEB, në të cilën ata janë punëtorë.

Ndërkaq, Lulzim Syla, mjeku i cili i ka pranuar ata në emergjencë, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se gjendja e tyre është e rëndë dhe nga emergjenca i kanë bartur në Klinikën Intensive për trajtim të mëtejmë.

Ndërkaq, në këtë aksident kanë vdekur dy persona, Kaltrina Hoti 31 vjeçe dhe Learta Sopjani 23 vjeçe, të dyja punëtore në bankën TEB.

Të aksidentuarit dhe viktimat po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, organizuar nga kjo bankë.

Ndërkaq, përgjatë vitit 2018, 86 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 121 është numri i të vdekurve në këto aksidente.

Brenda vitit janë shënuar 5 mijë e 706 raste të aksidenteve me të lënduar, ku kanë pësuar 11 mijë e 336 persona. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz