back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëKëshilltari i Trump vizitë Turqisë dhe Izraelit

Këshilltari i Trump vizitë Turqisë dhe Izraelit

Të ngjajshme

Rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i plagosur në Itali

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit...

Bajrami dhe Terras flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami,...

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton muajin e ardhshëm do të vizitojë Turqinë dhe Izraelin.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Bolton bëri të ditur vizitën, që do të zhvillojë në Turqi dhe Izrael.

Duke iu referuar vendimit të Amerikës për t’u tërhequr nga Siria, Bolton shkroi: “Mezi pres të vizitoj Izraelin dhe Turqinë në janar. Ne do të diskutojmë punën tonë të vazhdueshme që ballafaqohet me sfidat e sigurisë me të cilat përballen aleatët dhe partnerët tanë në rajon, duke përfshirë fazën e ardhshme të luftës kundër DAESH-it”.

Presidenti Trump, javën e kaluar kishte bërë të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), me të cilin kishin biseduar për organizatën terroriste DAESH, nismat e përbashkëta në Siri, tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Siria dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz