back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëAskush nuk e dinte: Punëtori i thjeshtë kurseu 11 milionë euro, në...

Askush nuk e dinte: Punëtori i thjeshtë kurseu 11 milionë euro, në fund i dhuroi ato

Të ngjajshme

Doktori i QKUK-së pjesë e garës për deputet nga LDK-ja!

Dr. Xhevdet Çuni, urolog me përvojë në Qendra Klinike...

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Askush që e njihte Alan Naimanin nuk e dinte se ai kishte grumbulluar një sasi kaq të madhe të parave. Punëtori kursimtar blinte rroba në dyqane të lira dhe i pëlqente të bënte pushime modeste. Sidoqoftë, kur ai dhuroi 11 milionë dollarë për bamirësi, miqtë e tij thanë se nuk janë befasuar nga zemërgjerësia e tij.

Naiman vdiq në janar të këtij vitit në moshën 63-vjeçare. Ai vuante nga kanceri. 

“Mendoj se të gjithë janë shokuar sepse nuk kanë besuar që ai ka aq shumë para”, thotë mikesha e tij, Mary Monahan, e cila kishte punuar me Naimanin në shërbimin publik të fëmijëve. Pak kohë pasi ishte diagnostifikuar me kancer, ai i kishte thënë mikeshës se do ta dhurojë tërë pasurinë për bamirësi.

Ai kishte hequr dorë nga zhvillimi i karrierës në bankë për të punuar me fëmijët para tridhjetë viteve. Zonja Monahan beson se përvoja e tij në punën me fëmijët, shumë prej të cilëve ishin me nevoja të veçanta, ka ndikuar që ai t’i vë të tjerët para vetes. “Besoj se ai ishte i bindur që kishte çdo gjë që i nevojitet, ndërsa shumë njerëz tjerë nuk kishin”, thotë Monahan.

Përfituese të pasurisë së tij u bënë gjashtë organizata lokale që merren me të drejtat e fëmijëve. Njëra nga zyrtaret e këtyrë organizatave tha se Naiman kishte dhënë para për ta edhe më herët. Para disa muajsh, ai i kishte dhënë donacion pesë mijë dollarë për organizatën “Treehouse”, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz