back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaBotëTërmet në Filipine

Tërmet në Filipine

Të ngjajshme

I mituri hyn në shkollë me thikë në Xërxe të Gjakovës – aktivizohet policia

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar të...

Tri ndeshje shumë interesante sot në Superligë

Java e 24-t në Superligën e Kosovës në futboll...

Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e përjashtojmë një sulm

“Raketat tona mund të Godasin Europën”. Ishte ky kërcënimi...

Juventusi po e konsideron një lëvizje për mbrojtësin që është nën pronësinë e Arsenalit

Raportime nga Italia pretendojnë se Juventusi është i interesuar...

Medium sllovak: Sllovakia duhet të jetë e kujdesshme nga mbështetja e madhe e tifozëve të Kosovës

Mediumi sllovak Športový Čas ka raportuar se përfaqësuesja e...

Një tërmet 7 ballë ka goditur jugun e Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës për Hulumtime Gjeologjike të SHBA-ve (USGS), tërmeti 6,9 ballë në afërsi të qytetit Davao të ishullit Mindanao që gjendet në jug të Filipineve, është rishikuar në 7 ballë.

Epiqendra e tërmetit e cila është Pondaguitan është regjistruar në thellësi prej 60,1 kilometra, ndërsa ende nuk është njoftuar për viktima ose të plagosur.

Ndërkohë Qendra për Paralajmërime të Cunamit në Paqësor hoqi paralajmërimin se mund të ndodhë cunami në rajonin e tërmetit.

Ndërsa Instituti Vullkanik dhe Sizmologjik i Filipineve njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 7,1 ballë, në thellësi prej 49 kilometra.

Pamjet e para nga tërmeti u shpërndanë në rrjetet sociale. Qyteti Davao ka një popullsi prej 1,6 milion banorë.

Filipinet shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku më 15 tetor 2013 kishte ndodhur tërmet me magnitudë 7,2 ballë, ku si pasojë humbën jetën 144 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz