Lionel Messi ka shkatërruar shumë nga mbrojtësit më të mrië në botë gjatë karrierës së tij, por ai pati një ‘luftë’ të vështirë me Alessandro Nestan.

Kur arriti në moshën 35 vjeçare të gjithë menduan se Alessandro Nesta kishte mbaruar, por ai me shumë sukses arriti që ta ndalte Leo Messin, transmeton gazetametro.net.
Në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të luajtur më 2011 ndërmjet Barcelonës dhe Milanit ish-mbrojtësi i Kombëtares së Italisë e ndali atë kohë futbollistin më të mirë në botë.
Messi tentoi ta driblonte brenda 16 metërshit Nestan, por ky i fundit me një klas të pastër ia hoqi topin dhe nuk e la ‘Pleshtin’ që të shënonte gol. Argjentinasi ishte i frustruar atë mbrëmje pasi nuk po arrinte ta kalonte mbrojtësin legjendar dhe kjo vërehet në videon që mund ta shihni më poshtë. /gazetametro.net/