Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme Kuvendit do të mbahet prej orës 14:00.
Kjo pasi seanca e thirrur për në ora 10:00 në të cilën pritej të shqyrtohej dokumenti për marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi, nuk filloi punimet.
Arsyeja e mosmbajtjes së seancës ishte mungesa e deputetëve të koalicionit qeverisës, ku LDK dhe VV e quajti papërgjegjësi të madhe.