back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëBefasohet shtypi gjerman: Refugjati sirian ushqen gjermanët e pastrehë

Befasohet shtypi gjerman: Refugjati sirian ushqen gjermanët e pastrehë

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Teksa festa e Krishtlindjes kërkon që të gjithë ne të jemi altruistë me të varfërit dhe të pamundurit, shembulli më i mirë vjen nga Berlini, ku një refugjat sirian u jep për të ngrënë gjermanëve të pastrehë.

“T’i japim diçka në këmbim popullit gjerman”. Është ky emri i fushatës së themeluar nga Aleks Asali, një emigrant sirian në Gjermani, që synon ndihmën e gjermanëve të pastrehë me një supë të ngrohtë. Prej tre vjetësh, çdo javë që i paraprin vigjiljes së Krishtlindjes, Asali përshkon me metro qytetin e Berlinit, duke marrë me vete me ushqimin që ai dhe bashkëpunëtorët përgatisin për të varfërit. Ai ndalon në sheshin Aleksandër, ku qëndrojnë zakonisht të pastrehët. “Shumë prej tyre na njohin dhe na presin. Takimet me ta janë gjithmonë të ngrohta, të prekin në zemër”, është shprehur Asali për revistën e njohur gjermane “Bild”.

2 dhjetorin e kaluar, refugjati sirian, i cili la vendin e tij në vitin 2014 për t’i shpëtuar luftës, mori një nderim nga Këshilli Bashkiak i Berlinit për angazhimin e tij në punë vullnetare. Atë ditë, ai u ngjit në podium bashkë me partneren e tij gjermane, të cilës i bëri publikisht një propozim për martesë. Mbi 1 milion sirianë mbërritën dhe u pranuan në Gjermani kur lufta në Siri arriti kulmin. Pak muaj më parë, qeveria gjermane miratoi një projekt/buxhet për emigrantët, që parashikon punësimin, arsimimin dhe programe të ndryshme për integrimin e tyre në shoqërinë gjermane.

Të Fundit

Sport

ShowBiz