Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në korrik të këtij viti kishte ndarë një shumë prej 60.000 euro për tu paguar reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Action Bronson për pjesëmarrjen në festivalin “Sunny Hill”.
Action Bronson kishte performuar në festivalin “Sunny Hill Festival” të mbajtur në parkun Gërmia. Ky festival është organizuar nga babai i këngatares Dua Lipa, Dukagjin Lipa.
Mirëpo mbrëmjen kur reperi shqiptar doli në skenë nuk shkoi gjithçka mirë.
Bronson ishte arrestuar pasiqë kishte ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njëjtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash kishte reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.
Ahmeti njëherit edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) kishte financuar festivalin “Sunny Hill Festival”, me taksa të qytetarëve për të paguar reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, Action Bronson.
Në vendimin të cilin kryetari, Ahmeti e kishte nënshkruar në shkurt të këtij viti, kishte ndarë një shumë prej 60.000 euro, për tu derdhur në llogarinë e babait të këngëtares, Dua Lipa, Dukagjin Lipa, shkruan Gazeta Insajderi.
“Miratohet Vendimi për mbështetje financiare për festivalin “Sunny Hill Festival” për pagesën e performancës së artistit Action Bronson; Shuma e mjeteve financiare si në pikën I do të jetë 60.000 euro”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryetari, Shpend Ahmeti.
“Shuma e cekur në pikën II të këtij vendimi do të ndahet në xhirollogarinë bankare…”, thuhet në vendim.
Kujtojmë se Shpend Ahmeti është anëtar në bordin e Fondacionit “Sunny Hill”, që drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.
Ky fondacion ishte prezantuar në vitin 2016 kur këngëtarja prishtinase Dua Lipa që sapo ishte bërë e famshme, edhe për shkak të përkrahjes nga audienca shqipfolëse, kishte mbajtur një koncert në Parkun e Gërmisë.
Atë kohë koncertin e kishte organizuar Komuna e Prishtinës me në krye me Shpend Ahmetin dhe kompaninë e babait të Dua Lipës “Republika” Dukagjin Lipa që tashmë drejton Fondacionin “SunnyHill”.
Komuna e Prishtinës kishte mbuluar shpenzimet teknike të organizimit të koncertit, që sipas vet tij dhe babait të Dua Lipës po organizohej që të mblidheshin para për bamirësi.
“Sunny Hill Festial” është mbajtur këtë verë në pakrun Gërmia, ku kanë performuar Dua Lipa, Action Bronson dhe DJ i famshëm Martin Garix.
Përvec artistave me famë botërire pjesë e këtij festivali kanë qenë edhe artista kosovarë.
