back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeNga nesër shi dhe borë, ky është parashikimi i motit për këtë...

Nga nesër shi dhe borë, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë kësaj javë në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, shkruan lajmi.net.

“Dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të martën do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe mundësi për reshje shiu dhe bore në disa vende të intensitetit të dobët, të cilat pastaj do të ndërpriten.

Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Të Fundit

Sport

ShowBiz