Shumica në Kosovë nuk e dijnë se në themelimin e strukturave të Partisë Socialiste në Shqipëri, me kontributin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme kosovari Haki Morina nga Rixheva e Klinës.
Këtë e thotë në këtë intervistë edhe vet Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili thotë se Kosovën dhe rininë kosovare e realitetin politik të Kosovës së viteve të ’90-ta, e ka njohur përmes Haki Morinës.
Njëjtë pati deklaruar vite më parë dhe vazhdon ta thotë edhe ish kryeministri shqiptar, sot ministër i Diasporës, Pandeli Majko.
Po kush është Haki Morina?
Haki Morina rrjedh nga një familje e mesme edukuar me bindje nacionaliste. Hakiu qysh si 17 vjeçar u burgos nga regjimi in Serbisë si organizator i protestave në Shkollën e Mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë bashkë me shumë bashkëpatriot të Kohës si Azem Syla, Servete e Xhevë Krasniqi – Lladrovci, tash dëshmore e Kombit, profesorin Prend Buzhala etj. Pas lirimit nga burgu në vitim 1987 u detyrua të jetoi në ilegalitet të thellë, ngase prap kërkohej nga strukturat e regjimit serb për t’u burgosur sërish.
Gjatë kohës ’87-’90, Hakiu u mor me organizime të strukturave dhe njësive ilegale të LPK-së. Ndër bashkëpunëtorët e shumtë kishte edhe Mujë Krasniqin – Komandant Kapuçi, babain e Xhevë Lladrovcit, Avdyl Krasniqin etj.
Me tu ngushtuar hapësira e veprimit në Kosovë, si pasojë e përndjekjes së vazhdueshme të regjimit bashkë me disa bashkëpunëtorë që i sherbenin me besnikëri pushtuesit, Hakiu detyrohet të kaloj në Shqipëri. Menjëherë aktivizohet në temelimin e Forumit Rinor Euro-Socialist, ku krijon raporte tejet miqësore e profesionale me Ilir Zelën, Pandeli Majkon e Ilir Metën. Pas disa vitesh veprimtarie në strukturimin e Partisë Socialiste atje, Hakiu detyrohet të emigroi në Zvicër ku gjatë kohës së luftës punoi pandërprerë në Fondin “Vendlindja Thërret” dhe si redaktor i “Zërit të Kosovës”.

Pas lufte Hakiu kthehet dhe jep kontribut të çmuar në jetën civile dhe politike të kohës. Në vitin 2008-09 bashkë me shokë të tjerë të tij, themelon Partinë Socialiste të Kosovës si pasardhëse e LPK-së, tashmë të shkatërruar nga PDK-ja. Gjatë kësaj kohe Hakiu bashkë me shokët e tij socialistë sulmohen politikisht nga të gjithë të tjerët që e shihnin atë dhe subjektin e tij si kërcënim real për pushtetin që tashmë e kishin zaptuar.
Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2009 në pamundësi për të siguruar ekzistencën për vete dhe familjen, Haki Morina detyrohet të kthehet sërish të jetoi në Zvicër ku edhe sot e kësaj dite jeton.
Hakiu merret aktivisht me publicistikë, krijimtari letrare dhe analiza politike. Ai i ka të botuara disa libra dhe ka një audiencë të gjërë lexuesish fanatik që e mbështesin atë vazhdimisht.
Video Player00:0002:16