back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePas Kurtit, edhe Mustafa godet PSD-në: Arnimi me këtë parti s’mund t’i...

Pas Kurtit, edhe Mustafa godet PSD-në: Arnimi me këtë parti s’mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehej që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.

Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, tha se arnimi me një parti që nuk peshon sot më shumë dhe as 3 % të besimit qytetarë nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën , as si përfaqësim i opozitës por vetëm si lajthitje dhe vetmashtrim edhe i këtyre këtu edhe atje.

Mustafa shtoi se kjo ditë shënon aktin më të rëndësishëm në skenën politike, duke shtuar se kjo parti vazhdon të qëndrojë e para, edhe pas kaq viteve.

Ai tha se LDK po vazhdon të qëndrojë e para, qoftë në parlament, po ashtu edhe me udhëheqjen e komunave.

“Ne jemi të vendosur të luftojmë dhe kundërshtojmë ata që zhvatin pasurinë e Kosovës, kemi dije që të ofrojmë zhvillim ekonomik, punësim të rinjve dhe grave. Dita e themelimit të LDK-së është kthesë e madhe në historinë tonë”, theksoi Mustafa.

Mustafa ka përmendur të gjithë të ata që nuk janë më, e që ishin bashkëpunëtorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar kështu nga institucionet që të zbardhin vrasjen e tyre, siç është Xhemail Mustafa, Ferid Agani, e shumë të tjerë.

Nuk la pa përmendur gjendjen politike. Sipas Mustafës, kjo Qeveri la vendin pa viza, duke shtuar se kjo qeveri është e panevojshme për qytetarët e vendit.

Sipas tij, tema e korrigjimit të kufijve, nuk do të përkrahet asnjëherë nga LDK-ja.

“Një parti pa lidership, nuk del parti e parë. LDK është parti e parë. Partia që është e para nuk bëhet bisht i askujt, nuk bëhemi pjesë e tyre që tua bëjmë numrat”, tha ai.

Po ashtu, në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, Mustafa ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu duhet të zhvillohet shtet me shtet, marrëveshje përfundimtare duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë sovranitetin e Kosovës, në bazë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshjet duhet t’ia mundësojnë Kosovës, anëtarësim e organizatave ndërkombëtare”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz