BallinaRegjionaleDrenasKBI Drenas: Të ndalet propaganda fetare në shkollat e Drenasit

KBI Drenas: Të ndalet propaganda fetare në shkollat e Drenasit

Të ngjajshme

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

​A e ka nisur fushatën zgjedhore? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën...

Vedat Muriqi për FIFA-n: Kam arritur deri këtu duke ëndërruar shumë!

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së...

Këshilli i Bashkësisë Islame dega në Drenas, përmes një deklarate, ka reaguar ndaj shpërndarjes së dhuratave nga drejtues të Kishës së Lapushnikut dhe përkrahësve të tij, në prag të Vitit të Ri. Në deklaratën e degës së BIK në Drenas thuhet:

Deklaratë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas dënon propagandën fetare nëpër disa institucione parashkollore dhe shkolla të Komunës së Drenasit të realizuar nga drejtuesi i Kishës së Lapushnikut dhe përkrahës të tij në prag të vitit të ri.

Për ne është e papranueshme që klerikët e një besimit tjetër të propagandojnë nëpër institucionet shkollore besimin e tyre tek fëmijët tanë, duke marr shkas vitit e ri.

Andaj, kërkojmë nga drejtuesit e shkollave, drejtoria e arsimit komunal si dhe kryetari i Komunës që të marrin masat e duhura që shkollat mos të vihen në dispozicion të misionarëve të ndryshëm, dhe që nxënësit mos të bien pre e propagandave të ndryshme fetare e ideologjike.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas bashkëndien shqetësimin e prindërve të fëmijëve e nxënësve të shprehur për rastin në fjalë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz