back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeEdhe PDK deklarohet pas publikimit të sms-ve

Edhe PDK deklarohet pas publikimit të sms-ve

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Mesazhe mes deputetëve të PSD-së dhe atyre të koalicionit qeverisës janë publikuar nëpër mediat vendore gjatë ditës së sotme.

Në të njëjtat, flitet për votimin e buxhetit për vitin 2019 nga Partia Socialdemokrate, dhe akterë në të njëjtat janë deputetët Dardan Molliqaj, Pal Lekaj, Frashër Krasniqi dhe Bilall Sherifi.

Në lidhje me këto publikime ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i këtij subjekti, Zenun Pajaziti, teksa ka refuzuar të flasë për përmbajtjen e këtyre mesazheve, ka thënë se mediat së pari është dashur ta shohin aspektin e cënimit të privatësisë së deputetëve.

“Së pari mediat do të ishte dashur që të shikojnë mënyrë ligjore të publikimit të komunikimeve që bëhen mes njerëzve dhe që nuk janë publike. Pra gjithmonë të shikohet nëse personat në fjalë i kanë autorizuar ato biseda apo jo”, ka thënë Pajaziti.

Ndërkohë, në lidhje me publikimin e këtyre mesazheve ka reaguar edhe Vetëvendosje.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu ka thënë se PSD-ja është duke bërë pazare me koaliconin qeverisës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz