back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmePal Lekaj urdhëronte PSD’në në senacë: Mbajeni fjalën, votojeni buxhetin

Pal Lekaj urdhëronte PSD’në në senacë: Mbajeni fjalën, votojeni buxhetin

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot

Sot (e premte) parashihet të mbajë mot me diell...

Moti për të premtën

Të premten, moti në Kosovë do të jetë i...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, në një mesazh drejtuar zyrtarëve të PSD’së u ka kërkuar të mbajnë fjalën, të votojnë buxhetin dhe të mos ikin nga salla e Parlamentit. Përgjegjësi për zyrtarët e VV ‘së kishte kërkuar edhe Bilall Sherifi i NISMA’s. Ndërsa, Dardan Molliqaj ua ka konfirmuar se PSD e voton buxhetin.

Kushdo që ka menduar se Pal Lekaj nuk ka fuqi në AAK ka gabuar. Ai po del të jetë në pozitë udhëheqëse edhe për deputetët e VV’së.

Në mesazhet telefonike të publikuara nga Kosovapress, Lekaj i kishte shkruar Dardan Molliqajt, duke e urdhëruar të mos largohet nga seanca ku votohej buxheti i Shtetit.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ministri i  Infrastrukturës, Pal Lekaj shkëmbenin mesazhe në telefon me Molliqajn, duke u dakorduar kështu për votimin e projektligjit për buxhet.

“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”,  i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Dardanit i përgjigjet shpejt Pal Lekajt. Ia pohon se gjithçka është në rregull dhe se do ta votojnë buxhetin.

Për të marrë konfirmimin se gjithçka është në rregull me PSD’së ishte angazhuar edhe Bilall Sherifi i NISMA’s. Edhe Sherifi i shkruan Molliqajt.

 “A jeni marrë vesh për buxhet? Jo. D.m.th nuk kalon”, i thoshte Bilall Sherifi deputetit Dardan Molliqajt. 

Sherifi më vonë e pyeste sërish Molliqajn nëse është kryer, ndërsa ky i fundit i thotë ‘po’’.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz