back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKirurgët në Kosovë paguhen sa shoferët e ministrave

Kirurgët në Kosovë paguhen sa shoferët e ministrave

Të ngjajshme

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

Për sa kohë që pagat janë të ngjashme me të shoferëve dhe asistentëve të ministrave, janë sa gjysma e pagës së këshilltarëve të lartë politikë dhe janë sa një e pesta e pagës së kryeministrit dhe shefave të disa institucioneve publike, kirurgët e klinikave të QKUK-së kanë thënë se do të vazhdojnë grevën, e cila të premten ka shënuar ditën e pestë.

Greva të premten ka marrë mbështetjen edhe të opozitës, shkruan sot Koha Ditore.

Kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së ka marrë vendim që të vazhdohet greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagave, ka bërë të ditur Arbër Morina, kirurg në Klinikën Abdominale, në një prononcim për gazetën.

“Që prej ditës së hënë kemi filluar me grevë. Kërkesa jonë e vetme është rritja e pagës. Këtë vendim e kemi marrë i gjithë kolegjiumi i kirurgëve”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz