back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeLDK e LVV 'block' Veselit për dialogun me Serbinë

LDK e LVV ‘block’ Veselit për dialogun me Serbinë

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Përfundimisht dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje, nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për të diskutuar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Veseli pos këtyre dy subjekteve tashmë ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe ekipin negociator që të mërkurën e javës që vjen të ulen bashkërisht dhe të bisedojnë rreth procesit të negociatave me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për të diskutuar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Veseli pos këtyre dy subjekteve tashmë ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ekipin negociator që të mërkurën e javës që vjen të ulen bashkërisht dhe të bisedojnë rreth procesit të negociatave me Serbinë.

Por përfaqësuesit e LDK-së konsiderojnë se ftesa e kryekuvendarit Kadri Veseli është vetëm një përpjekje për ta fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën. Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se përfaqësuesit e këtij subjekti nuk kanë marrë pjesë as më parë në tryeza të tilla, të cilat organizohen vetëm për ta legjitimuar Thaçin në dialogun me Serbinë. Pavarësisht këtyre, kryeparlamentari Veseli është shprehur optimist se në kohën kur Kosova po përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz