BallinaLajmeGlauk Konjufca: PSD tashmë është bërë pjesë e qeverisë

Glauk Konjufca: PSD tashmë është bërë pjesë e qeverisë

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, me votat e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit. Konjufca ka kritikuar ish-kolegët e tij, duke thënë se tashmë janë bërë pjesë qeverisë.

Konjufca në DPT te Fidani në T7 ka thënë se me votën për miratim të buxhetit të vitit 2019, PSD është bërë pjesë e qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se “tashmë vetëm duhet të dihet çmimi që është shitur PSD”.

“ PSD veç është bërë pjesë e qeverisë. Tash mund të pritet ndonjë reformim i qeverisë dhe PSD të marr pjesën e vet”, ka thënë Konjufca.

Deputeti i VV’së, ka thënë se PSD ka gabuar që i është bashkuar Ekipit Negociator, pasi sipas tij më këtë veprim veç është forcuar Hashim Thaçi.

“ Hashim Thaçi është kryesori në këtë ekip. Këta tjerët mund të shkojnë në Bruksel, por nuk do të kenë takime në nivele të larta”.

Konjufca ka thënë se PSD po bëhet patericë e qeverisë dhe është duke i keqpërdorur votat e qytetarëve.

“ Ata sa kanë qenë pjesë e VV’së e kanë kritikuar qeverinë. E kanë kritikuar edhe Thaçin, tash ata po bashkëpunojnë edhe me qeverinë edhe me Thaçin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz