Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që përfaqësuesja e lartë e BE’së ka dërguar për kryeministrin Haradinaj, ku thuhet se legjitimitet për të udhëhequr dialogun ka vetëm presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.
Hoti ka theksuar se legjitimitet për të udhëhequr ka vetëm Qeveria e Kosovës, duke pohuar se ky process nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese.
Postimi i plotë i Hotit:
Vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës me legjitimitet qytetarë mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.
Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese.
Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues.