BallinaSportShaqiri i dërgon të fala Gary Neville pasi mori çmimin ‘Lojtari i...

Shaqiri i dërgon të fala Gary Neville pasi mori çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ me dygolëshit ndaj Unitedit

Të ngjajshme

Liverpooli fitoi derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1, vendimtar në fitoren e Reds u tregua Xherdan Shaqiri.

Shqiptari u fut në lojë në minutën e 70-të dhe brenda dhjetë minutave shënoi dy gola për skuadrën e Jurgen Klopp.

Kështu anësori nga Gjilani në fund u zgjodh ‘Lojtari i ndeshjes’, çmim që në Ligën Premier ndahet nga Sky Sport.

Statistikat e Shaqirit: 23 prekje të topit, 17 pasime, 1 shans i krijuar, 2 gjuajte në portë, 2 gola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Për këtë sezon pjesë e mediumit të njohur anglez janë edhe legjendat e futbollit anglez, Jamie Carragher dhe Gary Neville.

Ky i fundit ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të Shaqirit në vitet e fundit, por shqiptari me formën e mirë ka bërë që legjenda e Unitedit t’i bie pishman për komentet e ashprat ndaj ish-yllit të Stoke Cityt.Lexo po ashtu:

Shaqiri refuzon të pijë kafe me Neville, dëshiron titullin me Liverpoolit për respekt ndaj Kloppit

Shaqiri refuzon të pijë kafe me Neville, dëshiron titullin me Liverpoolit për respekt ndaj Kloppit

Sky kishte caktuar Neville që t’ia dorëzonte Shaqirit çmimin për më të mirin e ndeshjes, por 43-vjeçari kishte refuzuar dhe në vend të tij doli Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e zbuloi gjithë këtë në shaka, kurse Shaqiri teksa mori çmimin ia ktheu: “Përshëndete nga ana ime”.

Xherdani këtë sezon në Ligën Premier ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 627 minuta lojë. /Telegrafi/

Embedded video

@GNev2 was going to give it to you but he didn’t want to come down and face you.”

A bit of mischief from @Carra23 as he presents @XS_11official with his Man of the Match award!

Watch live reaction to @LFC‘s win on Sky Sports PL now or follow: http://skysports.tv/Q7xG0k 

1,538 people are talking about thisTwitter Ads info and privacyN

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz