Formimi i ushtrisë së Kosovës e ka alarmuar shtetin e Serbisë në veçanti, e aq rehat nuk ndihet as Rusia.
Pak pas formimit të ushtrisë, Serbia dhe Rusia reaguan ashpër, mirëpo shkuan edhe më tutje dhe kanë shtruar kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, shkruan gazetametro.net
Kjo seancë e jashtëzakonshme e OKB’bë do të mbahet sot në mbrëmje, e ku pritet të ketë debat të ashpër mes Kosovës dhe Serbisë.
Debati do të jetë i ashpër për arsye se në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, ata që do të përballen do të jenë vetë presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic.
Sidoqoftë, ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e ka vlerësuar si veprim të Serbisë për konsum të brendshëm. Ajo për Metron tha dje se kjo seanca nuk do t’ia ndryshojë mendjen askujt në OKB.
“Mendoj se e gjithë kjo iniciativë është vetëm humbje kohe. Krejt çka mundem të them është që qëndrimet e shteteve anëtarëve të Këshillit të Sigurimit poashtu janë të ditura, e posaçërisht seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit nuk do t’ia ndryshojë mendjen askujt këtu në Neë York”, ka thënë Çitaku.
Ndryshe, të premten, me votat e gjithë deputetëve në sallë, u votua shndërrimi i FSK’së në ushtri.