Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh anëtar i ekipit negociator që u votua gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka ftuar edhe LDk’në e VV’në të bashkohen në grupin negociator.
Hoxhaj, ndër të tjera, tha se miratimi i rezolutës dhe ekipit negociator për dialogun me Serbinë, është një hap shumë pozitiv, duke e cilësuar këtë si hap që forcon pozitën e Kosovës, shkruan gazetametro.net.
“Tashmë qeveria, një pjesë e opozitës dhe shoqëria civile do të ulen në tavolinën e negociatave për fazën finale të dialogut e cila duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoxhaj.
Duke ftuar opozitarët mbetur jashtë të hynë në ekipin negociator, Hoxhaj ka potencuar se Kosova do të përmbuyll fazën e shtet-ndërtimit e më pas do të fokusohet për ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë.
“Ftoj edhe partitë tjera opozitare që t’i bashkohen ekipit negociator dhe së bashku ta përmbyllim këtë proces në të mirë të shtetit të Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj.
Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës votoi PRO rezolutës së PSD’së, e cila e bën Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn si kryenegociatorë, por lë jashtë LDK’në e VV’në që refuzojnë të bëhen pjesë e, siç thonë ata, ‘bashkimit me pushtetin’.