back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeVeseli për Aljazeera Internacional: Ushtria e Kosovës do ta forcojë paqen në...

Veseli për Aljazeera Internacional: Ushtria e Kosovës do ta forcojë paqen në rajon

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për “Aljazeera Internacional” në gjuhën angleze, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë transparente, multietnike dhe profesionale dhe se oficerët tanë janë përgatitur në akademitë më të mira të botës si West Point, National Defense University apo Sandhurst.

- Advertisement -

Pyetjes nëse krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet parë si kërcënim për Serbinë, Veseli i është përgjigjur se jo vetëm që nuk duhet konsideruar si kërcënim, por si faktor stabiliteti e paqe për gjithë rajonin.

Më tej, Kryeparlamentari Veseli shtoi se Ushtria e Kosovës vjen si pjesë e një procesi dhjetëvjeçar të krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s duke ndjekur standardet më të larta të profesionalizmit.

Lidhur me deklaratat agresive të Beogradit, ai tha se Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe formimi i ushtrisë është një e drejtë legjitime dhe veprim i natyrshëm.

Prandaj, ai theksoi se Serbia nuk duhet dhe nuk mund të interferoj në politikën e brendshme të Kosovës dhe ka bërë thirrje ndaj Serbisë që mos kërcënoj qytetarët e komunitetit serb sidomos në veri.

Sipas Veselit, Serbia ka shantazhuar ushtarët e komunitetit serb të Kosovës që të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës ndërkohë që vullneti i bashkëqytetarëve serb të Kosovës është që të integrohen në të gjitha strukturat tona të sigurisë.

Kur u pyet për tensionet e mundshme me Serbinë, Veseli tha që “ne jemi të angazhuar për dialogun dhe që së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të kalohet një rezolutë që dëshmon vullnetin për të zgjidhur njëherë e mirë konfliktin me Serbinë”.

Me këtë rast, ai u shpreh optimist se dialogu do jetë i suksesshëm dhe se në një të ardhme të afërt do të arrihet një marrëveshje që do të sjell njohje të dyanshme mes Serbisë e Kosovës si dhe do të sjellë paqe e stabilitet në rajon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz