Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 47 kilogramë në turneun Masters në Goungzhou të Kinës, ku pjesëmarrës janë vetëm 16 garuesit më të mirët e secilës kategori.
Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Ami Kondo në finale.
Distria në këtë turne ka treguar formë të lartë duke mposhtur tri rivale me ippon, për të arritur finalen.
Paraqitje të shkëlqyera ka regjistruar edhe Nora Gjakova, që po ashtu është kualifikuar në finale.
Mastersi garë elitare ku marrin 16 më të mirët në çdo kategori.
