BallinaLajmeEuronews: Kosova formon ushtrinë e saj prej tetë mijë trupash (VIDEO)

Euronews: Kosova formon ushtrinë e saj prej tetë mijë trupash (VIDEO)

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Agjencia evropiane e lajmeve, Euronews, i ka kushtuar një artikull votimit në Kuvendin e Kosovës për ta transformuar FSK-në në ushtri të rregullt, duke theksuar se ky veprim ka zemëruar Serbinë.

Kjo agjenci ka shkruar se si zyrtarët nga Beogradi kanë deklaruar se ndërhyrja e armatosur në Kosovë është njëra ndër opsionet në tryezën e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Ndërsa NATO-ja e ka quajtur votimin për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës, si një veprim i zhvilluar në një kohë të papërshtatshme”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar Amerikën si fajtorin kryesorë për lejimin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”.

“Shteti i shkëputur nga Serbia i cili ende nuk është njohur ndërkombëtarisht, aktualisht ka një Forcë të Sigurisë të përbërë prej katër mijë ushtarësh”.

“Plani ka qenë që kjo forcë të shndërrohet në një ushtri të rregullt dhe të armatosur me tre mijë rezervistë shtesë”.

“Ndërsa trupat e NATO-s janë vendosur në urën e Mitrovicës, në mënyrë që ta parandalojnë ndonjë përkeqësim të mundshëm të situatës në veri të vendit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz