Deputetët e koalicionit qeverisës bashkë me deputetët e PSD’së kanë votuar rezolutën e propozuar nga partia e Shpend Ahmetit.
Me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, të propozuar nga PSD’ja.
Sipas kësaj rezolutë, Ahmeti bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.
Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje. /Express/
Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/pozita-dhe-psd-ja-e-miratojne-rezoluten-per-dialogun-605982/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright



