Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, është talluar me LDK-në duke thënë se kjo parti po i ndërron qëndrimet më shpesh se sa që ndërron moti në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ai tha se LDK ka kërkuar gjatë gjithë kohës rezolutë për dialogun kurse tani kur është në rend të ditës nuk do të marrë pjesë.
Krasniqi sqaroi se pas votimit të rezolutës sot, grupi negociator do të bëjë edhe projektligjin për dialogun me Serbinë.


