Policia e Kosovës ka gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv në fshatin Mazgit, në afërsi të vendit të njohur si Gazimestan, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Rastin e konfirmuar Policia e Kosovës.
Sot rreth orës 14 policia ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit, është gjetur një mjet i dyshimtë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit”, ka thënë Ahmeti.
