back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeÇka ndodh nëse të ftuarit nga Specialja refuzojnë të paraqitën para kësaj...

Çka ndodh nëse të ftuarit nga Specialja refuzojnë të paraqitën para kësaj gjykate

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Pas tri viteve të funksionalizimit të Dhomave të Specializuara, kjo gjykatë ka dërguar ftesa për tu paraqitur në Hagë për gjashtë persona.

Bëhet fjalë për Rrustem Mustafën, Sokol Dobrunen, Nazif Mehmetin, Sami Lushtakun dhe dy ish luftëtarët e UÇK-së, Remzi Shala e Safet Syla.

Të ftuarit për intervistim janë vënë në kontakt me avokatët e akredituar nga Specialja.

Mirëpo, ish-luftëtari Remzi Shala po refuzon të paraqitet në Hagë pranë Gjykatës Speciale.

Ai është deklaruar se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftesë dhe se nuk e njeh këtë gjykatë, duke iu bërë thirrje edhe ish-luftëtarëve të tjerë që të mos shkojnë në Gjykatë Speciale.

Mirëpo, avokati Skender Musa për Indeksonline thotë se refuzimi për tu paraqitur në gjykatë nuk i kontribuon drejtësisë.

Sipas tij, është obligim për secilin që të ftohet të dëshmojë për atë që është në dijeni lidhur me dyshimet e shfaqura në raportin e Dik Martit.

“Se pari besojë që ish-eprorët dhe ushtarët e UÇK-së do të arrijnë të dëshmojnë pafajësinë e tyre para gjykatës speciale, duke konsideruar se vet themelimi i saj ka qenë një padrejtësi e madhe qe ju ka bërë Kosovës. Ndërkaq, sa i përket refuzimit me dhënë dëshmi, konsiderojë se kjo nuk i kontribuon drejtësisë, dhe në anën tjetër është obligim për secilin që ftohet të dëshmojë për atë që është në dijeni lidhur me dyshimet që janë shfaqur në raportin e Dik Martit”, ka thëë Musa.

I pyetur se çfarë masash merren nëse refuzohet ftesa e Speciales, ai ka thënë se gjykata ka mandat që të ftuarit t’i marrë me forcë.

“Gjykata ka mandat qe të ftuarit t’i marrë me forcë, prandaj është në interes të procesit që të përgjigjen në ftesa. Nëse refuzohen ftesat, gjykata mund t’i arrestojë të ftuarit dhe tu caktojë paraburgimin si masë për sigurinë e tyre ne proces”, ka deklaruar tutje ai.

Kujtojmë që mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar përqendrohet në vepra penale që kanë lidhje me pretendime për kryerjen e krimeve ndërkufitare dhe ndërkombëtare gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë për të cilat mbajnë përgjegjësi individë dhe jo grupe apo forca anëtarë apo përfaqësues të cilëve mund të kenë qenë individët në fjalë.

Askush nuk ka imunitet pavarësisht nga pozita e tyre, as amnistia nuk është e mundshme./Indeksonline/

Image result for gjykata speciale

Të Fundit

Sport

ShowBiz