BallinaLajmeTahiri: Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me pagat më të larta në...

Tahiri: Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me pagat më të larta në Ballkan

Të ngjajshme

“Fadil Vokrri” gati për të pritur finalen e madhe Kosovë-Turqi

Na ndajnë dhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Aberald Tahiri, ka thënë se Kosovës i nevojiten ligje më të forta për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndërsa ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët kosovarë tash kanë pagat më të larta krahasuar me ata të vendeve të rajonit.

“Do të rrisim edhe kapacitetet humane në sistemin tonë gjyqësorë. Në tre mujorshin e vitit 2019 do të kemi edhe 162 gjyqtarë të ri që do të jenë pjesë e sistemit tonë gjyqësorë…Shpresoj të jenë personalitete kredibile”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka thënë në Rtv Dukagjini se ministria që ai drejton ka mbështetur sistemin gjyqësor edhe në ngritjen e pagave.

“Bosnja ka paguar më së miri në Ballkan gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa tash Kosova zë vendin e parë në Ballkan për paga. Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës kanë pagat më të mëdha ndër gjashtë vendet e Ballkanit”, është shprehur ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se sot në Kosovë është shtuar efikasiteti të në menaxhimin e sistemit korrektues.

Tahiri ka thënë se sistemi i drejtësisë mund të ketë dështuar në luftimin e korrupsionit në nivele të larta, por sipas tij ka korrupsion shumë të madh edhe në nivelin e shtresave të mesme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz