back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeGashi: Gjykata Speciale i ka 80 dëshmitarë të besueshëm, një pjesë e...

Gashi: Gjykata Speciale i ka 80 dëshmitarë të besueshëm, një pjesë e tyre janë ish-pjesëtarë të UÇK’së

Të ngjajshme

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Avokati Tomë Gashi pohoi se të gjithë personat e përfshirë në raportin e Dick Martit potencialisht do të kenë punë me Gjykatën Speciale.

“Të gjithë ata që e kanë emrin dhe mbiemrin në raportin politik të Dick Martit, nuk do të thotë që janë të dyshuar apo do të akuzohen, mirëpo ka një bazë juridike që secili prej tyre të ftohet”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“I kemi lënë të kalojnë sikur ujë, edhe Gjykatën Speciale, edhe raportin e Dick Martit, dhe tani është obligative të pastrohen këta emra pa marrë parasysh a do të jenë të akuzuar”.

Sipas avokatit Gashi, kjo situatë do të mund të eliminohej sikur Kosova të krijonte një Dhomë të Specializuar që do t’i hetonte ato krime.

Ai e tregoi edhe numrin e dëshmitarëve potencialë të kësaj Gjykatës Speciale.

“Janë 80 dëshmitarë kredibilë. Një pjesë e dëshmitarëve janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, edhe ata që kanë dëshmuar edhe më herët”.

Gashi theksoi se Gjykata Speciale si e tillë është tejet e rrezikshme. Sipas tij, do të duhej të hetoheshin të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, pa marrë parasysh nëse kryesit ishin shqiptarë apo serbë.

“Gjykata Speciale në përgjithësi është jashtëzakonisht e dëmshme për UÇK-në dhe për popullin shqiptar. Imagjinoni sikur të na e lëvizë bazamentin e shtetit tonë, në qoftë se në të ardhmen mbetet si dëshmi që dikush është dënuar për këto krime lufte”.

“Gjykata Speciale është një ‘dhuratë’ për UÇK-në nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

Image result for gjykata speciale


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz