back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeZbulohet emri i të ftuarit tjetër nga Gjykata Speciale

Zbulohet emri i të ftuarit tjetër nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Nazif Mehmeti, i njohur në luftën e fundit në Kosovë si “Komandant Dini”, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për T7 avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj, ndërsa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar.

Ai ka bërë të ditur se klientit të tij nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet.

Pos Nazif Mehmetit, nga Specialja për intervistë janë ftuar Sokol Dobruna dhe Rrustem Mustafa.

Gazeta Express, të enjten, ka raportuar ekskluzivisht për katër personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në Hagë.

Pas raportimit, avokati Arianit Koci kishte bërë publike se klienti i tij, Rrustem Mustafa – Remi, ish-komandant i UÇK-së në zonën operative të Llapit, është një prej të ftuarve nga Specialja, që Express në raportimin e tij për shkak të konfidencialitetit nuk e kishte publikuar të plotë emrin e tij.

I dyti që është konfirmuar ka qenë Sokol Dobruna, i cili mbrëmë ka folur në emisionin Pressing të Televizionit 7. Qysh të premten e kaluar, Gazeta Express kishte raportuar për ftesën e tij. 

Express ka raportuar, po ashtu, se dy ushtarë të thjeshtë të UÇK-së, njëri nga Zona e Malishevës, e tjetri nga Dukagjini, janë prej personave të parë të ftuar në Hagë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz