back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeThaçi: Enis Qerka nuk është shoferi im, por e di që është...

Thaçi: Enis Qerka nuk është shoferi im, por e di që është djalë i mirë

Të ngjajshme

Gani Thaçi, vëllai i presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas shkrimeve në media se kinse shoferi i tij Enis Qerka është arrestuar për drogë në kufirin me  Maqedonisë.

Thaçi ka mohuar se Qerka është shofer i tij.

 

 

“Enis Qerka nuk është shoferi im”, ka treguar ai gjatë një bisede për Indeksonline.

Ai ka shtuar gjithashtu se Qerka i cili është arrestuar nën dyshimin e posedimit të lëndëve narkotike është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimitqë 6 vite në pozitën e shefit të logjistikes”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se rasti ka ndodhur në ditë vikendi.

“Ky rast ka ndodhur të shtunën për të cilën unë nuk marrë përgjegjësi, Enisi nuk ka qenë me veturë zyrtare “, ka shtuar Thaçi.

Teksa ka shtuar se nuk merr përgjegjësi për veprimet e askujt.

“Enisi është një djalë i mirë por unë nuk marrë përgjegjësi dhe nuk garantoj për askënd”, ka thënë ai.

Gani Thaçi ka deklaruar se e gjithë kjo është bërë nga mediumet me tendencë.

“Mediumet që kanë bërë publiktë tillë janë tendencioze ndaj meje”, ka përfunduar Thaçi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz