back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNëna 88-vjeçare takon të bijën që i kishin thënë se kishte vdekur...

Nëna 88-vjeçare takon të bijën që i kishin thënë se kishte vdekur gjatë lindjes më 1949

Të ngjajshme

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...
- Advertisement -

Një grua 88-vjeçare është ribashkuar me vajzën që mendonte se vdiq para 69 vjetësh. Genevieve Purinton u takua me të bijën e saj Connie Moultroup të hënën në një shtëpi pleqsh në Tampa, Florida.

Pothuajse shtatë dekada më parë, Purinton 18 vjeçe ishte shtatzënë me një vajzë. Por kur ajo lindi, mjekët i thanë se ajo nuk kishte mbijetuar.

Në atë kohë, Purinton nuk kishte fëmijë të tjerë. Tani, ajo është një nënë, gjyshe dhe stërgjyshe. Menjëherë pas lindjes Moultroup shkoi për të jetuar në Jug të Kalifornisë me prindërit adoptues. Por tragjedia e goditi sërish Moultroup sepse nëna e saj adoptuese vdiq.

Babai i saj adoptues u rimartua dhe marrëdhënia me njerkën ishte e tensionuar dhe gjatë gjithë kohës ajo imagjinonte për nënën e saj biologjike që do ta shpëtonte nga gjendja në të cilën kishte ngecur. Kështu që Connie Moultroup nuk i ndërpreu kërkimet për asnjë moment.

Kur ato u takuan, ishte një çast magjik në prag Krishtlindjesh. Ato panë që kishin shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën. “Nëna ime nuk u bë kurrë një infermiere për shkak se nuk përballonte shpenzimet, por u bë kuzhiniere. Ndërsa unë punova si infermiere prej 34 vjetësh”, tha ajo. /shqip

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz