BallinaLajmeCeca sot në Kosovë: MPJ dhe MPB nuk tregojnë nëse i dhanë...

Ceca sot në Kosovë: MPJ dhe MPB nuk tregojnë nëse i dhanë leje

Të ngjajshme

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK)...

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Bilanc i rëndë nga tërmeti në Afganistan, humbin jetën 8 persona

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa një...

U shpall e preferuara e publikut, fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat!

Shpallja e Mimozës si e preferuara ka ndezur tension...

Edhe këtë të shtune pritet një protestë e radhës nga serbët në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Në këtë protestë është paralajmëruar ardhja e këngëtares serbe, Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca, për të mbajtur një koncert në përkrahje të serbëve të Kosovës.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut dhe pritet të fillojë në orën 12:00.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, iu ka kërkuar institucioneve të sigurisë të marrin masat e duhura, nëse ky organizim bëhet për qëllime të këqija dhe nxit grupacione.

E kontaktuar nga klankosova.tv, ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë përgjigje nëse Raznatoviq ka aplikuar për leje qëndrimi në Kosovë.

Përgjigje për këtë çështje s’ka dhënë as ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz