back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeShteti ua ndalon pensionet e dyfishta rreth 200 qytetarëve

Shteti ua ndalon pensionet e dyfishta rreth 200 qytetarëve

Të ngjajshme

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme, më...

Gol në “Old Trafford”, Arsenali në epërsi ndaj Manchester Unitedit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar gol ndaj Manchester Unitedit,...

Gjesti bën ndryshimin drastik në pamje

Këngëtari kosovar Gjesti, ka bërë ndryshimin e radhës në...

Zelensky kërkon qartësi për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast marrëveshjeje paqeje me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë qartësi mbi...

Po udhëtonte drejt Londrës me më shumë se 11 mijë euro, 25% të mjeteve konfiskohen

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar...

Zyrtarët shtetërorë përveçqë mbajnë poste të larta në institucionet e Kosovës, përfitojnë edhe pensione nga shteti. Por ndryshe nga ta qytetarët nuk po arrijnë t’i gëzojnë përftimet e ngjashme, meqenëse shteti ua ndalon pensionet e dyfishta. Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave.

Zyrtarë të lartë të shtetit përveç pagës së rregullt për punën që bëjnë ata marrin edhe pensione invalidore, por në anën tjetër ndryshe nga ta qytetarët nuk po arrijnë t’i gëzojnë përftimet e ngjashme meqenëse shteti ua ndalon pensionet e dyfishta.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave.

Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës, Bahri Xhaferi, në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” ka sqaruar se korniza ligjore është e tillë që asnjë qytetarit në Kosovë nuk ia lejon përfitimin e më shumë se një pensioni, shkruan Zeri.

Xhaferi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2016 kanë ndërprerë pensionet e 4 mijë e 400 personave, ndërsa deri në muajin tetor të këtij viti kanë ndaluar 192 pensione të dyfishta. “Diku 192 raste i kemi pasur në muajin tetor që ua kemi ndërprerë pensionet e dyfishta. Ata kanë qenë pensionistë të Forcave të Sigurisë dhe ish-pjesëtarë të FSK-së dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz