back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeShpendi ‘tradhton’ Prishtinën

Shpendi ‘tradhton’ Prishtinën

Të ngjajshme

Shtërpcë: Një 5-vjeçare sulmohet nga ujku, përfundon në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në...

Duda Balje braktisi seancën e sotme: S’kanë vota, s’kam arsye të rri

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka braktisur seancën...

Basha ndërpret seancën, gjatë ditës do të vazhdojë seanca

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën...

Shpend Ahmeti, i cili e drejton Komunën e Prishtinës, ka gjasë që të përfshihet në ekipin negociator për dialogun me Serbinë nëse e merr bekimin e Kuvendit. Por Ahmeti po kritikohet për angazhimin tjetër politik, pasi që vlerësohet se qeverisja me kryeqytetin do të binte në plan të dytë ndonëse qytetarët ballafaqohen me probleme të shumta.

Partia Socialdemokrate (PSD) bashkë me Nismën e Alternativën kanë dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës një projektrezolutë për dialogun, me anë të së cilës synohet që partitë e koalicionit qeverisës dhe të opozitës të kenë pjesëmarrje të barabartë në ekipin negociator.

Deri më tash është përmendur se kryetari i PSD-së e njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do ta kryesojë ekipin negociator bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se angazhimi i Ahmetit në dialog e lë nën “hije” drejtimin e Komunës së Prishtinës.

Megjithëkëtë, nga PSD-ja i kanë thënë gazetës “Zëri” se pjesëmarrja e këtij subjekti në delegacionin shtetëror varet krejt nëse partitë politike e mbështesin projektrezolutën në fjalë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz