BallinaShqiptareVIDEO/ Shqiptarët në Alaskë, momentet si e përjetuan tërmetin

VIDEO/ Shqiptarët në Alaskë, momentet si e përjetuan tërmetin

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7 shkallë, të premten e kaluar tronditi jugun e Alaskës, shkruajnë mediat e huaja.

Tërmeti ka krijuar një panik të madh në Anchorage, një qytet i njohur për tërmete të shumtë.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por disa të plagosur që janë vendosur nëpër spitale.

Policia ka raportuar “dëmtim të gjerë të infrastrukturës” në qytetin kryesor të këtij shteti të veriut, të Shteteve të Bashkuara.

Një bashkatdhetar yni në këtë qytet ka postuar një video, në të cilën vërehen lëkundjet e mëdha të tokës, në zyrën e tij.

“Zyra jonë sot herët gjatë tërmetit të orës 7.00. Vetëm statuja e Skenderbeut nuk u rrëzua”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Nijazi Musliu, ish-gazetar i të përditshmes “Rilindja”, i cili ka përjetuar tmerrin e asaj dite.

Përndryshe, nëpër rrjetet sociale janë përhapur regjistrime të shumtë në të cilët mund të shihet dridhja e fuqishme e tokës.

Banorët kanë gjetur strehim në hapësirë, siç rekomandohet në raste të tilla.

“Tërmeti ishte mjaft i fuqishëm sa për të hedhur objekte jashtë rafteve dhe për të shkundur shtëpitë në të gjithë rajonin”, shkruan Anchorage Daily News, gazeta kryesore e Alaskës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz