BallinaRegjionaleS'ka ngrohje, shkolla pezullon mësimin

S’ka ngrohje, shkolla pezullon mësimin

Të ngjajshme

Pas daljes nga BBVA, Kristin do ta shohim si moderator në televizion

“Urban Gen”, një format i ri televiziv dedikuar të...

Murati konfirmon: Pagat e sektorit publik u ekzekutuan me rritje të përvojës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur...

Nesër seanca plenare, 16 pika të rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër...

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit mars 2026, ka...

Në një shkollë në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna, shkaku i ngrohjes

Lojën e futbollit, fëmijët nuk po e bëjnë në orën e zakonshme të edukatës fizike.

Në shkollën e mesme të ulët “SHMU 1” në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna.

Kjo për shkak, se ka nuk ka ngrohje.

E për këtë, nxënësit ishin lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Askush nga përgjegjësit nuk kanë qenë të pranishëm në shkollë gjatë kohës kur ekipi i T7, qëndroi aty.

E përmes telefonit, drejtori i shkollës, Emrush Perçuku, ka konfirmuar se në këtë javë nuk është duke u mbajtur mësimi.

Ai thotë se për këtë prishje, është lajmëruar Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.

E në drejtorinë e arsimit në këtë komunë, thonë se riparimi i kësaj prishje, është çështje kohe.

Hajrizi thotë se orët e humbura të nxënësve, do të kompenzohen gjatë ditëve në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz